Franca është vendosur në alarm nga një tjetër armik. Pas terrorizimit dhe koronavirusit, rreziku i ri është gripi i shpendëve. Autoritet franceze kanë marrë masat.
Bazuar te një dekret i ri, fermerët në 45 departamente janë të detyruar të kufizojnë shpendët ose të instalojnë rrjeta mbrojtëse aty ku ka rrezik të futjes së gripit të shpendëve nga zogjtë shtegtarë.
Këto kufizime justifikohen nga “nevoja për të marrë masa urgjente dhe të menjëhershme parandaluese për të mbrojtur fermat franceze të pulave”.
Rreziku mbetet i kualifikuar si “i moderuar” në departamentet e tjera. Nëse zbulohet në Francë, ky virus do të vinte në vështirësi prodhuesit e pulave, me mbylljen e pikave të eksportit.
Fermerët e rosave në Jug-Perëndim të Francës janë goditur dy herë, gjatë dimrave 2015-2016 dhe 2016-2017. Përpos Francës në alarm është vendosur edhe Holanda. / db/Abcnews.al