Armando Broja dhe Kristjan Asllani janë ndër emrat më të lakuar si objektiva të Napolit, ndërkohë që tani ka dalë në skenë edhe një shqiptar tjetër.
Bëhet fjalë për Ernest Muccin, sipas “calcionapoli24.it”, i cili thuhet se është në listën e drejtorit sportiv Giuntoli.
Muçi thuhet se po vëzhgohet nga Napoli, por kohët e fundit sulmuesi as nuk po aktivizohet te Legia Warsaw.
Këtë sezon ai ka luajtur në 21 ndeshje, 12 prej të cilave i ka nisur nga fillimi dhe ka shënuar edhe 4 gola në kampionat. / abcnews.al