Jo vetëm Bellingham, një tjetër “galaktik” nderohet në ceremonin e “Topit të Artë”

schedule21:08 - 30 Tetor, 2023

schedule 21:08 - 30 Tetor, 2023

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Pas çmimit të “Kopa Trophy” për talentin më të mirë, të vitit radhën për t’u “shpërndarë” e kishte trofeu “Socrates”, i cili gjithashtu ka shkuar të një nga “yjet” e “galaktikëve” të Real Madrid.

Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Vinicius Junior, i cili është nderuar nga France Football me këtë çmim, pas punës së tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë. /i.m /abcnews.al