Jo vetëm Ballkani, portierin e Teutës e duan edhe kampionët e Kosovës

schedule17:20 - 5 Gusht, 2021

schedule 17:20 - 5 Gusht, 2021

Stivi Frashëri ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Portieri i shpallur kampion me Teutën sezonin e fundit ka prej kohësh një ofertë nga Ballkani.

Portieri korçar sigurisht pret që Teuta të thotë fjalën e vet dhe në fund të marrë vendimin final.

Së fundmi emri i Frashërit po lakohet si opsion edhe te Prishtina, kampionia e Kosovës, sikurse shkruan Gazetasheshi.com. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!