Milan ka një objektiv të ri për merkaton dhe bëhet fjalë për mesfushorin, Nemanja Matic. Lojtari i United njihet si një nga dëshirat e Antonio Contes, por ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se ai kërkohet nga klubi tjetër i Milanos.
Serbi nuk është një nga të preferuarit e Solskajer pasi deri më tani numeron vetëm 7 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Kontrata e tij me United mbaron në qershor dhe Milan mund ta blej në janar për një shumë të voglë parash, për të mos ta humbur me parametra zero në merkaton e verës.
Kuqezinjtë nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e mesfushorit. 31-vjeçarin e kërkon edhe Atletico Madrid dhe një aventurë në Spanjë mund ta tundojë Matic. Në ditët e fundit Nemanja ka darkuar me ish-sulmuesin e Milanit, Patrick Cutrone. Darka i ka shtuar më shumë zërat për një kalim të mundshëm tek kuqezinjtë. /abcnews.al