Jo vetëm Alonso, Interi bën presion me një tjetër objektiv

schedule13:19 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 13:19 - 24 Dhjetor, 2019

Merkato e janarit është vetëm 7 ditë larg dhe Interi duket se nuk do të rrijë pasiv. Zikaltrit kërkojnë një mbrojtës anësor dhe deri më tani në listën e dëshirave janë dy emra.

I pari është ai i mbrojtësit të Chelsea, Marcos Alonso. Spanjolli që nga mbërritja e Lampardit në krye të londinezëve nuk ka gjetur shumë hapësira në formacion. Nëse Interi e do Alonson në Milano, atëherë duhet të  paguajë kartonin e tij që Chelsea e vlerëson plot 40 milionë €.

Marcos Alonso

Emri i dytë vjen nga Franca, konkretisht mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, francezi ka kërkuar largimin nga gjigantët francezë dhe një aventurë në Seria A mund ta tundojë anësorin e majtë. Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja e Interit. /abcnews.al

Layvin Kurzawa

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!