Milan Skriniar ka qenë një nga mungesat më të rëndësishme të Interit muajin e fundit. Mbrojtësi sllovak rezultoi pozitiv me Covid-19 në 8 tetor dhe qëndroi gati një muaj i izoluar në vendlindje.
Tamponi i kryer dy ditë më parë doli negativ, duke sjellë shërimin e 25-vjeçarit. Skriniar ka kryer të plotë seancën stërvitore të ditës së sotme dhe është grumbulluar për sfidën e së martës kundër Real Madrid në Champions League.
? | BACK
Bentornato Milan! ?⚫️? pic.twitter.com/dH4fdtVc2x
— Inter (@Inter) November 2, 2020
Një rikthimi i rëndësishëm për Antonio Conten, i cili do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Alexis Sanchez në duelin ndaj ekipit të Zidane në kryeqytetin spanjoll. /abcnews.al