Jo vetëm afrime: Akord me Galatasaray, PSG nis spastrimet

schedule17:20 - 15 Korrik, 2021

schedule 17:20 - 15 Korrik, 2021

PSG është klubi më aktiv në merkato. Emra si Sergio Ramos, Donnarumma dhe Wijnaldum kanë zbarkuar në kryeqytetin francez me parametra zero, teksa Hakimi është dhurata e drejtuesve për krahun e djathtë.

Objektivi i fundit i madh quhet Paul Pogba, tratativë ku nevojitet durim, qetësi dhe shumë miliona. PSG ka nevojë të shesë, për të mbushur disi arkat dhe për të reduktuar kontingjentin e larmishëm të Mauricio Pochettinos.

 

Kurzawa

Një nga lojtarët me valixhe gati, është Layvin Kurzawa. Mbrojtësi i majtë (luan edhe në qendër) është afër kalimit te Galatasaray. Leonardo ka arritur akordin me klubin turk raporton RMC, por shuma që duhet të paguajë gjiganti turk për kartonin e 28-vjeçarit mbahet sekret.

Vendimi i takon tashmë lojtarit franko-polak. Kurzawa ka kërkuar kohë për t’u menduar, nëse do të pranojë transferimin në kryeqytetin turk apo jo, ndërsa PSG shpreson të vijë “po”-ja sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!