Napoli pësoi një humbje të pamerituar në mesjavë kundër Cagliarit. Goli i Castros në minutat e fundit tronditi lojtarët e Ancelottit, ndërsa Kalidu Koulibaly nuk i përmbajti nervat.
“Na e shpife, turp të kesh”, ishin fjalët që mbrojtësi senegalez i drejtoi arbitrit kryesor dhe ky i fundit e nxori jashtë me të kuqe. Gjykatësi Sportiv e dënoi Koulibaly me dy ndeshje pezullim.
Ai do të mungojë në përballjet me Brescian dhe Torinon, por jo vetëm kaq. Napoli nuk pajtohet me sjelljen e mbrojtësit dhe e ka dënuar me 10 mijë euro gjobë.
Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e Champions League dhe Koulibaly mund të zbresë si titullar në transfertën belge përballë Genk. /abcnews.al