Jo vaksinë anti Covid për alergjikët

schedule12:16 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 12:16 - 9 Dhjetor, 2020

Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar njerëzit që vuajnë nga alergjitë nuk do të vaksinohen me  Pfizer/BioNTech.

Ky paralajmërim erdhi pasi dy anëtarë të stafit të NHS, që u vaksinuan dje, kishin reaksione alergjike.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer javën e kaluar dhe dje filloi vaksinimin e pacientëve të shtëpive të kujdesit, spitalit dhe personelit shëndetësor (NHS).

Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, në Angli, profesor Stephen Powis, tha: “Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA këshillon për marrjen e një mase paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund të vaksinohen, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike u ndjenë keq. Të dy janë duke u shëruar”.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka këshilluar paraprakisht shërbimet shëndetësore se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ilaçeve, ushqimeve ose vaksinave nuk duhet të vaksinohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!