Jo thjesht analiza, Cambridge Clinical Laboratories (CCL) sjell në Shqipëri standardin më të lartë britanik: Fokusi te testet gjenetike, për parashikimin e sëmundjeve

schedule13:50 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:50 - 12 Nëntor, 2021

Cambridge Clinical Laboratories është dega në Shqipëri e Cambridge Clinical Laboratories (CCL), një nga laboratorët më të dedikuar ndaj cilësisë dhe inovacionit në botë, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me CCL-në, qëllimi i CCL në Shqipëri dhe Kosovë është të sjellë pranë qytetarëve teknologjinë më të re të diagnostikimit dhe nëpërmjet studimeve dhe ekzaminimeve të reja, të ndihmojë në rritjen e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor në vend dhe rajon.

Ne ofrojmë një shërbim mjekësor me zgjidhje të personalizuara me cilësi të lartë, duke tejkaluar pritshmëritë tuaja. Dega e Cambridge Clinical Laboratories në Shqipëri do të ofrojë standardin, cilësinë dhe të gjitha egzaminimet që ofrohen nga dega mëmë në Angli.

Tashmë kufijtë për ekzaminimet laboratorike nuk ekzistojnë më!

Mostrat e pacientëve anglezë testohen në Shqipëri dhe anasjelltas, duke ofruar teknologji dhe stafe të specializuara me të njëjtën cilësi. Qëllimi i CCL është të sjellë pranë qytetarëve mjekesinë laboratorike parandaluese nëpërmjet teknologjisë më të re të diagnostikimit, biologjisë molekulare dhe gjenetikës.

Nëse deri më sot termi laborator mjekësor nënkupton analiza laboratorike rutinë për diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, fokusi kryesor i CCL Shqipëri dhe Kosovë do të jenë testet gjenetike për parashikimin dhe parandalimin e sëmundjeve, duke shpërndare portofolin e diagnozës gjenetike në protokolle të përcaktuara në të tre laboratorët e të tre shteteve (Angli, Shqipëri dhe Kosovë).

Rrjeti laboratorik Cambridge ofron teste gjenetike parandaluese për sëmundjet onkologjike , hematologjike, infektive, sëmundjet gjenetike të trashëguara dhe një protofol më të detajuar gjenetik të fertilitetit në çift dhe diagnozës prenatale .

Është KOHA e mjekësisë së personalizuar dhe asaj parandaluese, c’ka rrjeti laboratorik Cambridge (Angli, Shqipëri dhe Kosovë) do të ofrojë tanimë në çdo degë, me të njëjtat standarte cilësie.

Mbi CCL    

Si laborator privat dhe i pavarur CCL ofron vlera të vërteta ndaj pacientëve dhe bashkëpunëtorëve. Njerëzit tanë janë besnik ndaj vlerave profesionale dhe etike, të vetëdijshëm se përkushtimi ndaj shëndetit tuaj, është monedha e besimit reciprok.

Ne jemi këtu për t’ju përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet, kërkesave gjithmonë në ndryshim të tregut të diagnostikimit. Kështu, klinikat dhe ofruesit e shërbimeve përfitojnë drejtpërdrejt nga ne, ndërsa diagnostikojnë, trajtojnë dhe monitorojnë pacientët e tyre.

Ne jemi krenar që kemi ngritur një laborator me pajisjet më cilësore teknologjike dhe inovative në botë dhe jemi të akredituar me standardin ISO 15189. Tashmë Shqipëria, Kosova, por edhe rajoni, falë kushteve laboratorike dhe stafit tonë të përgatitur, kanë mundësi të përfitojë nga eksperienca më e avancuar e shërbimeve të testimit, siç është ajo e CCL.

Përgjigjet e testeve laboratorike udhëzojnë mëse 70% të vendimeve mjekësore dhe kështu mundësohet një trajtim efikas nga profesionistët shëndetësorë. CCL i ofron publikut shqiptar mundësinë e aksesit ne një gamë të gjerë testimesh, për të bërë të mundur menaxhimin sa më të mirë të shëndetit të tyre.

Ne ju garantojmë rezultate të sakta dhe respektimin e afateve të përcaktuara kohore. Ne ofrojmë një shërbim mjekësor me zgjidhje të personalizuara me cilësi të lartë, duke tejkaluar pritshmëritë tuaja.

Na gjeni në rrugën Don Bosko, përkrah Bujtinës Gjeli dhe në Bulevardin Zogu I, përballë maternitetin Geraldinë.

Cambridge Clinical Laboratories, të përkushtuar ndaj cilësisë, të përkushtuar ndaj jush!

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!