Pushimet për një çift shqiptar që kanë zgjedhur bregdetin e Livadhës në jug të vendit nuk kanë shkuar ashtu siç e kishin parashikuar. Shërbimi dhe kushtet i kanë detyruar ata të largohen para afatit të prenotuar nga hoteli që kishin zgjedhur për të qëndruar por kjo nuk i ka pëlqyer aspak pronares së hotelit.
Ajo iu ka zënë rrugën duke tentuar t’i pengojë të kalojnë ndërkohë përpiqet të njoftojë policinë pasi e akuzohen turisten se i ka djegur çarçfafët dhe duhet të paguajë dëmin.
Në videot e siguruara nga gazetari i ABC Elton Nikaj, duke i gjithë momenti i sherrit që është filmuar nga turisti që bashkë me të shoqen bien pre e sulmit nga pronarët e hotelit, ndërkohë që vajza e tyre nuk pushon së qari.
E zonja e hotelit afrohet disa herë pranë xhamit duke i bërë thirrje të zbresin dhe të bëjnë pagesat dhe ulet në tokë deri në mbërritjen e policisë. Më pas në ndihmë të saj vjen një tjetër person i cili tenton të përplaset fizikisht me turistin duke i afruar pranë xhamit të shoferit.
Pjesë nga biseda
Vajza e mitur e turistëve: Këto nuk na lenë të shkojmë te deti
Turistja: Mos e hap xhamin fare Visi
Pronarja e hotelit: Je gabim. Përdersisa ke bërë dëm
Turisti: Ma shpjego pak pse e kam gabim
Pronarja e hotelit: Nëse ke bërë gabim duhet ta paguar
Turistja: Cili është dëmi? Zonja pretendon se kam ikur pa paguar rezervimin. Mbylle xhamin Vis mos u merr më me ta
***
Turistja: Kemi rezervuar për dy netë apo jo?
Pronarja e hotelit: Lekët që më ke djegur. Tani duhet të më japësh lekët
Turisti: Kë ndjek ti kështu, dhe bllokon rrugën. Do dalësh prapë., Do dalësh si ai. Mund të më thuash se çfarë kam bërë. Hajde këtu se do ta tregoj unë
Pronarja e hotelit: Urgjent policia këtu lart. Unë jam në mes të rrugës më kanë ikur njerëzit. Më kanë bërë dëm të madh, më kanë djegur çarçafët dhe nuk më japin lekët. Jam në mes të rrugës u kam prerë rrugën se ndryshe nuk më japin lekët. Të lutem urgjent.
Turistja: S’më ke dhënë fatura
Pronarja e hotelit: Faturat të qëndrosh t’i marrësh atje zonjë
Turistët: Zonjë a mund të hapni rrugën
Pronarja e hotelit: Ke ikur si hajdut
Turisti: Do dalësh në Facebook dhe në youtube, ta tregoj unë
Turistja: Mami ajo teta është shumë e acaruar. Ti shpirti mamit do qetësohesh. Do vijë xhaxhi policit dhe do i tregojë si janë gjërat në të vërtetë.
Turistja: Lëre Vis se është e acaruar. Hap krahun.
m.v/abcnews.al