Jo më Ura Vajgurore, por “Dimal”, të premten merret vendimi

schedule09:14 - 20 Korrik, 2020

schedule 09:14 - 20 Korrik, 2020

Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Mema në një intervistë për Abc-në e Mëngjesit, këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me iniciativën më të fundit të marrë për ndryshimin e emrit të bashkisë.

Mema  është shprehur se iniciativa për emrin Dimal, është një nismë që është mbështetur nga të gjithë dhe nga banorët e zonës.

Kjo është një iniciative prej një viti dhe janë marrë të gjithë hapat ligjore, informimi publik, dhe pritet që në mbledhjen e së premtes anëtarët e këshillit  bashkiak të marrin dhe vendimin në lidhje me këtë iniciativë që është mbështetur nga banorët e zonës. Dimali është një identitet që në kohën ilire. Kjo ishte një qytezë e shquar për zhvillimin strategjik të kësaj qytezë në zhvillimin e kulturës dhe të atij kulturor. Kjo është një iniciativë që tashmë është marrë nga të gjithë”, është shprehur Mema.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se  tashmë pritet vetëm vendimi i këshillit të bashkisë që do të jetë të premten.

“Jemi në përfundim të të gjithë konsultimeve publike të premten pritet që të merret dhe mendimi i këshillit bashkiak te Ura Vajgurore, dhe do të vijojë me mbështetjen e deputetit të zonës Klosit”, ka thënë ajo.

Banorët e Urës Vajgurore duket se e kanë mirëpritur nismën e bashkisë.

“Është marrë mendimi… jemi konsultuar.  Jemi dakord le te ndryshoje është një zbulim i vjeter.  Dakord e dimë.

Është objekt histroik. Janë mbresat e së kaluarës”, shprehen disa prej tyre.

Dimal quhej qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit. “Dimal” përfaqëson një nga qytetërimet më të vjetra të vendit tonë.

Pas çlirimit ky qytet ka marrë emrin Urë – Vajgurore për arsye se, në këtë qytet ndodheshin të ndërtuar rezervuarët e vajgurit, i cili grumbullohej nga përpunimi i naftës në qytetin e Kuçovës dhe më pas ai shpërndahej në të gjitha skajet e vendit.

Pas çlirimit ky qytet ka marrë emrin Urë – Vajgurore për arsye se, në këtë qytet ndodheshin të ndërtuar rezervuarët e vajgurit, i cili grumbullohej nga përpunimi i naftës në qytetin e Kuçovës dhe më pas ai shpërndahej në të gjitha skajet e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!