Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jo me pistoletë, por me thikë”, Erion Alibej rrëfen planet mafioze: Ekzekutimin e Emiljano Ramazanit e mora vesh nga një radio policie

schedule14:55 - 10 Qershor, 2025

schedule 14:55 - 10 Qershor, 2025

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme vijon dëshminë e tij bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej, për dosjen “Plumbi i artë”.

Ai theksoi se janë shpenzuar nga 100 mijë euro për vrasjet e kryera, ndërsa për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit janë paguar deri në 80 mijë euro.

Alibej theksoi se vrasja e Emilajno Ramazanit i është komunikuar përmes një radioje policie të cilën ia kishte dhënë Mario Çela.

Bashkëpunëtori i drejtësisë theksoi se pistoletën e kishin tek shtëpia e Bujar Çeles, me qëllimin për t’i përplasur me njeri tjetrin që të dilte në skenë edhe Talo Çela.

“Për çdo vrasje është paguar 100 mije euro, për vrasjen e Emiljano Ramazanit kam paguar 75-80 mijë euro. Kam dërguar Arsen Precin tek rrethrrotullimi i TEG dhe aty ka ardhur një vajze që ishte lidhje e “Kushos” që ka marrë lekët. Kjo vajza ishte me taksi kështu me ka thënë Arseni. Një radio policie ma dha Mario Çela dhe vrasjen e Ramazanit e mira vesh në komunikimet në radio. Ndërsa pistoletën e lamë tek shtëpia e Bujar Çeles, për t’i përplasur me njeri tjetrin që të dilte në skene edhe Talo Cela. Në diskutim në telefon me Nuredinin 4-5 dite pas vrasjes së Ramazanit më thotë që armën e krimit ta lëmë tek Seit Manahasa dhe e miratoj. Armën e ka vendosur ne servisin e Manhases kapllani qe u vra në Rrogozhine dhe për këtë punë mori 8 mijë euro. Këtë ia kam treguar Bujar Germizit që i thashë të çojmë Leonard Palushin për të bërë kontrolle. Dhe bujari e ka takuar Leonard Palushin dhe i ka thënë që do zbardhësh një ngjarje dhe po te jap një informacion. Di që Palushi ka dërguar policinë ka gjetur armën dhe janë bërë dhe arrestimet.”, tha ai.

Ai theksoi se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, plani tani ishte për një tjetër shënjestër dhe kjo ishte e konsultuar në detaje me Nuredin Dumanin.

Madje kjo vrasje tha ai kishte dhe rregullat e veta për mënyrën si do të realizohej.

“Pas vrasjes se Ramazanit, e pyeta Nuredinin si mendon për vrasjen e Regis Runajt dhe pasi mora miratim i them Xhuljan Hoxhës vazhdo me vrasjen e Runajt, jo me armë zjarri, por me thikë, që mos behej shumë zhurmë”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!