“Jo, faleminderit”, vjen refuzimi i parë për stolin bavarez

schedule11:53 - 4 Nëntor, 2019

schedule 11:53 - 4 Nëntor, 2019

Vjen refuzimi i parë për pankinën e Bayern Munchen. Klubi gjerman po kërkon zëvendësuesin e Niko Kovac, por në mes të sezonit është gjithmonë e vështirë për të gjetur trajnerin e duhur.

Emri i Max Allegrit filloi të qarkullonte si një nga kandidaturat, por ish-trajneri i Juventusit ka refuzuar opsionin Bayern Munchen.

Corriere dello Sport raporton se trajneri livornez nuk dëshiron të nisë punë në mes të sezonit. Allegri preferon të qëndrojë pushim deri në fund të sezonit. Atij i pëlqen të ndërtojë vetë ekipin e së ardhmes dhe vera i lejon të bëjë merkaton dhe të ketë kohë të mjaftueshme për të punuar e njohur nga afër lojtarët e rinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!