“Jo “Belerë” dhe “Agim të Artë” në politikë”/ Petro Koçi shpjegon iniciativën e tij ligjore

schedule15:21 - 30 Prill, 2024

schedule 15:21 - 30 Prill, 2024

Petro Koçi i cili ka kërkuar ashpërsim të ligjit të dekriminalizimit, sqaron për ABC News se është nisur pikërisht nga rasti i Fredi Belerit, kur firmosi për ndalimin në pozicione publike të atyre që përdhosin simbolet kombëtare.

Mesazhi sipas socialistit duhet të përfshijë së pari partitë, të cilat nuk duhet të bëhen strehë për këta njerëz.

“Agimi i Artë u ndalua në Greqi, nuk mund të lejojmë PD-në të kandidojë këta njerëz”

Kërkesa e deputetit është që përdhosësit e simboleve kombëtare të ndalohen përjetësisht nga mundësia për tu zgjedhur apo emëruar.

“Do të fitonim Guines për tolerancë ndaj tradhëtisë kombëtare, nuk është vepër që bëhet pa dashje”

Që ky ndryshim ligjor të miratohet, duhen 84 vota, të cilat Koçi shpreson që t’i gjejë, e si fillim sqaron se nuk e ka nisur këtë si iniciativë e partisë së tij.

“Është iniciativë personale, kam folë vetëm me një avokat, shpresoj të marrë mbështetje të gjerë, se nuk ka lidhje më me Belerin, rasti i tij u mbyll, ai po kandidon për një shtet tjetër.”

Kodi Penal njeh si vepër dëmtimin e flamurit dhe stemës së Republikës dhe poshtërimit botërisht të flamurit apo himnit kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!