Jimmy Carter lë spitalin, ish presidenti amerikan do të marrë kujdesin e duhur në shtëpi

schedule09:55 - 19 Shkurt, 2023

schedule 09:55 - 19 Shkurt, 2023

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka vendosur të kalojë kohën e tij të mbetur në shtëpi me familjen dhe do të marrë vetëm kujdes paliativ, në vend të trajtimeve mjekësore shtesë, njoftoi Qendra Carter.

“Ai ka mbështetjen e plotë të familjes dhe ekipit mjekësor. Familja Carter kërkon që të respektohet privatësia e tyre gjatë kësaj kohe dhe është mirënjohëse për shqetësimin e shprehur nga fansat e tij të shumtë”, tha fondacioni i ish-presidentit 98-vjeçar.

Carter është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së. Vitet e fundit ai është përballur me shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë një melanoma që i dha metastaza në mëlçi dhe tru. “Pas shtrimeve të njëpasnjëshme në spital, ish-presidenti vendosi sot të kalojë kohën e mbetur me familjen e tij”, tha fondacioni.

Udhëheqësi më i vjetër i gjallë i vendit shërbeu një mandat në detyrë nga 1977-81. Gjatë mandatit të tij si president, Carter u përball me një sërë sfidash të politikës së jashtme dhe demokrati u mund për rizgjedhje nga Ronald Reagan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!