Jetonte i vetëm, gjendet i dekompozuar një 62-vjeçar në Vlorë

schedule17:59 - 6 Nëntor, 2021

schedule 17:59 - 6 Nëntor, 2021

Pasditen e së shtunës është gjetur i pajetë një 62-vjeçar në Vlorë. Bëhet e ditur se trupi i dekompozuar është konstatuar rreth orës 16.45 në lagjen “1 Maji” të qytetit nga familjarët.  62-vjeçari jetonte i vetëm dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rastit.  /abcnews.al/