Agjentët e Gardës Civile arrestuan dy shqiptarë si përgjegjës për një nga plantacionet më të mëdha të marijuanës të zbuluara në Galicia vitet e fundit, siç raportohet nga Garda Civile.
Parcela ndodhej në truallin e malit komunal të famullisë së Pedre në komunën Cerdedo-Cotobade.
Operacioni u zhvillua nga grupi hetimor i kompanisë së Gardës Civile Pontevedra, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cerdedo, raporton abcnews.al.
Agjentët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shtetasve shqiptarë dhe për praninë e tyre të pajustifikuar në Montes de Pedre.
Falë bashkëpunimit të publikut, policia mundi të gjente plantacionin dhe kur Grupi Hetimor mbërriti për të inspektuar zonën, zbuloi një sipërfaqe toke që i kalon 2500 metra katrorë, e mbjellë me 3437 bimë kanabis.
Dy shqiptarët kanë mbetur të habitur kur panë policët, pasi po kryenin punë vëzhgimi dhe kultivimi në momentin kur ata mbërritën.
Të arrestuarit janë dy burra, me kombësi shqiptare dhe pa adresë fikse, shkruajnë mediet spanjolle.
Ata konsiderohen si autorë të dyshuar të një krimi kundër shëndetit publik, për trafik droge.
Dy shqiptarët jetonin në dy çadra që ishin ngjitur me plantacionin. Ata kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar gjatë një sezoni të gjatë. Përveç materialeve të tjera, ata kishin një kuzhinë me disa soba dhe shumë ushqime e pije.
Gjithashtu, në një tendë të tretë u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet.
Në këtë kamp, Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimore për të punuar në tokë si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshtarie.
Përveç kësaj, kishte një gomone me ujë dhe disa zorrë për të ujitur të gjithë plantacionin, raporton abcnews.al.
Operacioni përfundoi me prerjen dhe peshimin e bimëve. Tashmë ato do të vihen në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent.
Të arrestuarit, së bashku me procedimin e udhëzuar, u transferuan në Gjykatën Hetimore numër tre të Pontevedra, e cila dekretoi dërgimin e tyre në burg.
Për momentin vijon procedimi për gjetjen dhe arrestimin e personit të tretë, i cili sipas hetimeve mund të banonte në çadrën tjetër të gjetur në mal./Abcnews.al/