Jetoni në një apartament të vogël? Mos i bëni kurrë këto gabime në dizajn

schedule15:00 - 10 Prill, 2021

schedule 15:00 - 10 Prill, 2021

Sa më i vogël të jetë një apartament, aq më e vështirë është ta mobilosh saktë. Nëse ju jetoni në një apartament të vogël, më poshtë abcneës.al do ju tregojë gabimet që nuk duhet të bëni kurrë.

1. Mos përdorni tapete të vegjël

Tapetet e vegjël e bëjnë vendin të duket i vogël, ndërsa tapetet e mëdhaja e bëjnë vendin të duket i madh. Kjo është arsyeja pse duhet të zgjidhni një tapet të madh për dhomën e ndenjes.

2. Nuk ka dritë të mjaftueshme

Një, ose edhe 2, burime drite nuk janë të mjaftueshme për një apartament të vogël. Për ta bërë vendin të duket më i madh, duhet të ndizni çdo cep të errët.

3. Keni shumë gjëra me vija horizontale

Sa më i vogël të jetë vendi, aq më shumë vija vertikale duhet të ketë. Ato të japin përshtypjen e një ambienti me shumë hapësirë.

4. Nuk keni shumë materiale transparente

Mobiliet e bëra prej qelqi dhe materialeve të tjera transparente do ta bëjnë hapësirën tuaj të duket më e madhe. Ju gjithashtu mund të zgjidhni sipërfaqe reflektuese që do të bëjnë të duket sikur ka shumë pasqyra. Gjithashtu, blini gjëra me ngjyra më të lehta, jo të errëta.

5. Keni muret dhe tavanin në të njëjtën ngjyrë

Eksperimentoni me ngjyrat dhe modelet. Një zgjidhje e shkëlqyeshme për një apartament më të vogël janë linjat vertikale që i bëjnë muret të duken më të larta. Ndërsa tavanin lyejeni në një ngjyrë më të lehtë sesa faqet e murit.

6. Keni mobilie pa këmbë

Mobiliet në këmbë më të larta duken sikur lundrojnë sepse mund ta shihni qartë dyshemenë poshtë saj. Të jep përshtypjen se dhoma është më e madhe sesa është në të vërtetë.

7. Keni pasqyra të vogla

Nëse dhoma juaj është e ngushtë, mund të varni një pasqyrë në njërin nga muret që do ta bëjë dhomën të duket shumë më e madhe. Kur zgjidhni një pasqyrë për dhomën e ndenjes, mbani mend një rregull të thjeshtë: varni pasqyrën para dritares. Do të reflektojë më shumë dritë.

8. TV është në nivelin e syve ose më të ulët

Kur flasim për apartamente të vogla, është më mirë të vendosni TV mbi nivelin e syve. Idealja do të ishte ta varni në mur./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!