Shpat Kasapi është komentuar shumë muajt e fundit për jetën e tij private. Këngëtari u fejua me partneren e tij prej disa kohësh, Selvije Jao. Ai ndau disa foto nga kjo ditë e rëndësishme duke shkruar: “Ne i thamë PO njëri-tjetrit”. Ata vihen shpesh në qendër të vëmendjes me dedikimet romantike që bëjnë për njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Së fundmi, ka qenë partnerja e tij, e cila i ka bërë një dedikim të ëmbël në një postim që ka publikuar në Instastory.“Sa me fat jam që dëgjoj çdo ditë zërin tënd, nuk lodhem duke pritur me orë të tëra në çdo aktivitet tëndin, shpirt. Ti këndon unë jetoj me zërin tënd”, ka shkruar Selvija krahas fotos ku shihet Shpati duke kënduar.
Gjatë një interviste për “Roped With Olsi”, ajo ka treguar dhe se si është njohur me Shpatin. “Unë kam punuar si grimere, Shpati kishte një klip dhe u kontaktova nga stafi i tij, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot.
U bëmë miq krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para tri viteve. Kemi tri vite që njihemi. Kemi qenë miq fillimisht. Ngaqë ishim të afërt ia tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, u shpreh ajo. /abcnews.al