Këngëtari i baladave, Erik Lloshi nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Mirëpo, së fundmi ai ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit e tij në Instagram.
Pyetjet për Erikun kanë qenë të ndryshme, por ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje lidheshin me jetën private dhe bashkëshorten e tij, Rominën.
Nuk kishte se si të mungonte edhe pyetha nëse do të bëhet baba së shpejti. Ai e ka shmangur përgjigjen, duke zbuluar një detaj vjetër po kaq të bukur.
“Do bëhem xhaxha”, u përgjigj ai.
Gjithashtu këngëtari ka zbuluar se jeton në shtëpi përveç bashkëshortes edhe me prindërit./abcnews.al