“Jetoi 2 vite në Itali, më pas iku me gruan në Gjermani”, si ndryshuan pikturat e Gjelosh Gjokajt për shkak të vendbanimit

schedule12:52 - 4 Prill, 2023

schedule 12:52 - 4 Prill, 2023

Gjelosh Gjokaj është një prej artistëve më të rëndësishëm modern të hapësirës shqiptare. 50 vite krijmtari e piktorit të cilësuar si Picaso i Ballkanit janë shënjuar në një ekspozitë në kryeministri për 90 vjetorin e lindjes së tij dhe 6 vite nga ndarja e tij nga jeta.

Kuratori Shkelzen Maliqi ka zbuluar detaje në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ku nuk kanë munguar as ato nga jeta private.

Ai ka thënë se jetesa e Gjokajt për dy vite në Itali dhe më pas zhvendosja në Gjermani së bashku me gruan kanë ndikuar shumë te krijimtaria e tij. Sipas kritikut të artit, kjo gjë vihet re te ngjyrat pasi fillimisht ishin të shumta, më vonë u bën më të zymta si ambienti i ftohtë në të cilin jetonte.

“Ai ka qenë edhe artist dhe prodhues, ka pasur shtypshkronjën për grafika, ku kanë shtypur grafikat e veta edhe artistët më të njohur italianë. Ka një letër origjinale, që ka shkruar Gattuso si falenderim. Ka qene dhe artist i suksesshëm për shumë vite në Itali. Ka jetuar gati dy vite atje, më vonë në vitet ’80 ka vendosur të shpërngulet në Gjermani se gruan e ka pasur nga Hamburgu dhe ka shkuar pas saj. Me ndërrimin e ambientit mesdhetar të ngrohtë me shumë tregime të vjetra dhe të moçme, ai mendoj se ka pasur dhe një metodologji të Ballkanit të trevave shqiptare që është e ndjeshme. Por kur ka shkuar në Veri, ambienti ka qene më i ftohtë dhe ka vendosur të ndërrojë pak rregjistrin. Ka pasur”, u shpreh Maliqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!