“Jetë paralele” është filmi me metrazh të shkurtër dedikuar komunitetit egjiptian. Regjisori i tij, Matias Ndini dhe grafik disanjeria, Eralada Mazreku kanë treguar detaje rreth filmit dhe arsyen pse nuk u publikua në Ditën e Romëve më 8 prill.
Ata kanë theksuar se me këtë film janë munduar të thyejnë barrierat.
“Racizmi i pastër nuk ekziston këtu te ne, por mund të themi fare mirë se i diskriminojmë në një farë mënyre, i paragjykojmë, kemi ato steriotipet. Ne i kemi pranuar në shoqërinë tonë në fakt, por gjithsesi është ajo barriera që ne kemi midis nesh. Kemi një lloj barriere, një lloj paragjykimi.
Realisht ngjyra e lëkurës nuk bën as e njëlloj ndryshimi. Në fakt mund të them fare lirshëm siç ka persona që nuk janë influencë e mirë për shoqërinë të pjesës së tjetër të shoqërisë, jo të komuniteteve, ashtu ka dhe ndër ta. Pra, problematika ka ekzistuar gjithmonë se ne kemi dashur gjithmonë që ne kemi dashur mos t’i paragjykojmë dhe në momentin që kemi realizuar një dokumentar apo diçka tjetër lidhur me ta, kemi paraqitur atë pjesën se diçka nuk shkon”, tha Eralda.
“Debati që kishim që në fillim ishte që të kishim tre ditë xhirime dhe jo më shumë, të fillonim montazhin. U la që të postohej të shtunën se ishte dhe dita ekzakte. Të martën ne lam që të postonim posterin dhe pam që posteri do kishte goditur më shumë te njerezit, po mos të kishte qenë ‘Big Brother’ në darkë. Të njëjtën gjë bëm dhe të shtunën”, u shpreh Ndini./abcnews.al