“Jeta nuk është më bardhë e zi”, Alban Skënderaj bën dedikim prekës për ditëlindjen e së bijës

schedule15:32 - 28 Nëntor, 2021

schedule 15:32 - 28 Nëntor, 2021

Sot është një ditë shumë e veçantë në familjen e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt. Jo vetëm për faktin se është 109-vjetori i Pavarësisë por gjithashtu edhe sepse e bija e tyre, Ameli feston ditëlindjen. Këngëtari i mirënjohur ka ndarë një foto me vogëlushen ndërsa ka shkruar fjalët më të ëmbla për ta uruar atë që ai e quan “dashurinë e tij të vogël dhe të madhe”.

“Dashuria e vogel dhe e madhe e babit. Qe kur erdhe ti jeta s‘eshte me bardhe e zi! Gjithsesi, sot jam i trishtuar sepse eshte hera e pare qe nuk do jem me ty per te festuar ditelindjen tende por ti, ke lindur ne nje dite te shenuar dhe une edhe pse me shume mall per ty do festoj e do kendoj kengen tende njesoj si te te kisha ne krahet e mia. Gezuar shpirt im. Te dua pafund!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Gezuar Festen e Flamurit te dashur bashkeatdhetare kudo ku ndodheni. Jetoni me nder e krenare per prejardhjen tuaj por ne te njejten kohe te gjithe pa perjashtim, ne te voglen e tone, me veprime konkrete, le te bejme me te miren qe atdheu yne te kete nje te ardhme te begate per brezat qe do te vijne. “, ka shkruar Albani. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!