Jeta mes pop-it dhe operas, kë preferon Xhieldo Hyseni

schedule11:35 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:35 - 29 Korrik, 2020

Xhieldo Hyseni i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ndër të tjera rrëfeu dhe dashurinë e madhe që ka për operën. Përpos grupit, Xhieldo prej tre vitesh është angazhuar edhe me operën, të cilën e përshkruan si një tjetër emocion.

Jam pjesë e teatrit prej tre vitesh dhe është komplet gjë tjetër. Nuk ka lidhje me muzikën e lehtë që ne bëjmë, por që ka tjetër emocion dhe adrenalinë pasi ke më shumë peshë.”, tha ai.

I pyetur se kë do të zgjidhte mes muzikës së lehtë që bën dhe operas, ai tha se është shumë e vështirë që t’i ndajë, ndërsa shtoi se dëshira e tij është që t’i mbajë të dyja pavarësisht vështirësve të shumta.

Jam munduar që t’i mbaj të dyja dhe pse është e vështirë, dy botë komplet të ndryshme. Jam munduar që t’i mbaj të dyja pa prishur as njërën dhe as tjetren edhe pse shpesh më ngatërrojnë. Dua t’i kem të dyja, nuk i dihet asnjëherë por që do mundohem t’i mbaj të dyja.“, shtoi ai.

Ndërkaq, këngëtari komentoi edhe aktin normativ të qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20:00. “Ndihem keq sepse ne nuk kemi live, por mendoj që në Shqipëri vihen këto lloj urdhrash sepse nuk zbatohen rregullat. Kam parë shumë që nuk i respektojnë por që edhe artistëve iu kanë bërë gropën me këtë orarin. Shpresojmë që të hiqet dhe të ndryshojë sa më shpejt.” , tha Xhieldo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!