Jeta luksoze e veshjet firmato të vajzës “sekrete” e Putinit

schedule07:34 - 22 Janar, 2021

schedule 07:34 - 22 Janar, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin është kthyer në qendër të polemikave për shkak të vajzës së tij jasht-martesore të lindur 17 vjet më parë nga marrëdhënia me ish-pastruesen Svetlana Krivonogikh.

Jeta luksoze që bën vajza e tij Luiza Rozova, ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase dhe të huaja.  Vajza përfundoi në qendër të vëmendjes nga fotot që ajo poston në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me rroba të markave më të famshme në botë, në udhëtime dhe duke qënduar në hotelet më luksoze.

Sipas mediave të huaja, hapja e faqes në Instagram të vajzës do të linte këshilltarët e Putinit të tronditur, të cilët tashmë janë duke luftuar me hetimin e pretenduar për “pallatin sekret të Carit”: një rezidencë princërore me 7,800 hektarë park në brigjet e Detit të Zi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!