“Jeta ime”, Mozzik i bën dedikimin e ëmbël personit më të shtrenjtë

schedule14:34 - 29 Korrik, 2020

schedule 14:34 - 29 Korrik, 2020

Përpos jetës profesionale tejet të suksesshme, Mozzik është komentuar shumë edhe për jetën e tij private. Ardhja në jetë e së bijës, Hana dhe më pas ndarja nga Loredana ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave.

Reperi ka treguar shpesh nëpër intervista se është shumë i lidhur me të bijën, ndërkohë që së fundmi ai ka publikuar një foto të ëmbël me vogëlushen, krahas së cilës shkruan: “Jeta ime”.

Ndërkaq, përsa i përket karrierës Mozzik pritet të nxjerrë në treg albumin “MozzArt”, ndërkohë që po shijon suksesin e tre prej këngëve që ka lançuar deri më tani, mes të cilave dhe bashkëpunimi me Kidën që gjithashtu është pritur mjaft mirë nga publiku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!