Jeta ime me nxënësit/ Mësuesja pensioniste tregon kënaqesitë dhe emocionet e profesionit

schedule15:22 - 7 Mars, 2024

schedule 15:22 - 7 Mars, 2024

Fatime Kollarja ka shërbyer 41 vite në arsim. Prej 8 vitesh ajo ka dalë në pension, por mësimdhënia i mungon më shumë se çdo here tjetër në 7 mars.

“E kam nisur në Gramsh, kam punuar atje 18 vite më pas u transferova në Tiranë. Erdha në Tiranë në 96.”

67 vjecarja tregon sesi nisi rrugëtimi i saj në arsim, në profesionin që do ta dashuronte gjithë jetën.

“Ëndrra imeishte të bëhesha dentist,e por më orientoi drjtoi i shkollës dhe shkova në pedagogjiken. Punën për herë të parë e nisa në Gramsh.”

Mesuese Ftaime ka punuar me fëmijët e fillores, dhe siç thotë ajo, të vegjlit kanë fillimisht nevojë për dashuri, me pas per dije.

“Fjalori i mësuesit duhet tëjetë i pastër, jo dialektor.  Fëmijët e klasës së parë duan dashuri. Është mocionuese, kur dikush qante te banka, kam harruar stilolapsin, unë mbaja shumë stilolapsa. Kam qenë edhe e rreptë. Duhet shumë vëmendje.”

Daljen në pension e kujton si moment mjaft të vështirë.

“Ishte e pabesueshme, e shihja shkollën nga larg, ishte shumë e vështirë. Tani jam mësuar, bëj ritualin e shtëpisë.”

Nga katër dekadat e saj në arsim 67 vjecarja ka vetëm kujtime të bukura. Nuk  i fsheh dot emocionet kur kujton nxënësit e saj, të cilët nuk e harrojnë asnjëherë.

“Nxënësit na shkruajnë. Edhe dje më thirri nga makina, nuk e di kush ishte, por më thërriti.”

Mbështetjen më të madhe thotë se e ka pasur nga familja e saj.

“Burri im më ka ndihmuar shumë. Ishte me profesion economist. Profesioni ynë sa edhe i bukur edhe i vëhstirë. E kisha shumë mbështetje. Doja disa orë për të bërë dityarin. Po nuk të mbështeti familja nuk ke rezultat.”

Mes shumë kujtimeve, në shtëpinë e saj ruan ende kartolinat që nxënësit ia kanë dërguar ndër vite.

“Mësuese gëzuar 7 marsin, të dua shumë nga nxnësja jote Aina. Është nxënse të Mihal Grameëno dhe shopesh më merr në telefon, bukuroshe me flokë të gjata. Duhet të jetë në gjimnaz tani. Kur kisha nja 3 apo 4 vjet në pension më erdhi ted era me një tufë me lule e mora në krah te porta.”

Me keto kujtime mesuese Fatimja kalon cdo dite, e pret 7 marsin e rradhes, kur emicionet shtohen edhe me shume e jeta e gjate si mesuese kalon serish para syve , si filmi i jetes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!