Jeta e thjeshtë e Oni Hysenbelliut në “Thumb” (Video)

schedule21:58 - 10 Nëntor, 2018

schedule 21:58 - 10 Nëntor, 2018

Emisioni “Thumb” nisi me risi këtë sezon të ri në ABC News. I ftuar në puntatën e parë ishte biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni. Ai tregoi se si kalon zakonisht një ditë të zakonshme. Veçse kësaj here ai u vu përpara një testi më të vështirë. Onit iu dha një shumë parash prej 3.500 lekësh të reja dhe me këtë duhet të menaxhonte gjithçka që do bënte gjatë gjithë ditës që do ishte nën shoqërinë e emisionit “Thumb”.

Oni tregoi se i pëlqen muzika dhe club-et e natës madje shpeshherë luan muzikën e tij.

“Jam një person që më pëlqen muzika. Ndonjëherë bëj shaka me miqtë e mi, që nëse do bëhem DJ, do bëhem super DJ me këtë playlist-ë që kam. Kur shkoj me pushime i luaj këto pajisjet e DJ. Kjo më bën të dal në club-et e natës. Jo se i kam qejf sepse zakonisht club-et e natës janë ambiente që krijohen sherre. Njerëzit pinë, dehen nuk përmbahen. Sidomos në Shqipëri që ndonjëherë duket sikur del për hall dhe jo për qejf”, tha Oni Hysenbelliu.

Madje biznesmeni i njohur tregoi edhe një incident që ka ndodhur kohë më parë me disa nga miqtë e tij në një club, ku shkaku ka qenë një vajzë.

“Kur kam pas luajtur me ekipin e Partizanit dolëm gjithë bashkë për ditëlindjen time tek 10 futbollistë pas ndeshjes. Të gjithë i kisha veshur me këmisha, të gjithë me papion. Ishte një parti me tematikë. Një moment një person u bë xheloz sepse e dashura e tij shikonte tek ne, por ne nuk e shikonim atë. Një budallallik se kur ti ke diçka e nuk e mban dot atë që ke në krah merru me atë që ke në krah mos u merr me çunat e huaj. Ky mori lëshoi një karrige, kjo karrige doli huq dhe ne vajtëm për ta goditur. Një shoku jonë godet padashje bodygardin e clu b-it që kapi këtë djalin. Pastaj ky djali iku me vrap. Ndodhi sherri midis nesh dhe bodigardëve, erdhi policia . Dhe pastaj u zgjidh që ishte keqkuptim”, u shpreh Hysenbelliu, i cili është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Si rrallë herë, këtë puntatë në emisionin “Thumb” Oni Hysenbelliu udhëtoi me autobus dhe bleu byrekë e dhallë në një byrektore. Ai bleu gjithashtu veshje në treg. Ndërsa në mbyllje vuri një skedinë ku me shaka premtoi se paratë që do fitonte do ia kthente mbrapsht emisionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!