Brunilda Demollari, mjeshtre e studios së cirkut vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë në ABC News.
“ Rrugëtimin me cirkun e kam nisur vetë. Si një fëmijë energjik, në shkollë kishte aktivitete të cdo lloj natyre. U tërhoqa nga akrobacitë që bënte një shoqe e shkollës, e cila më tha se kishte mësuar në cirk, dhe kështu mora vendimin të shkoj në cirk. Kam shkuar pa lejen e prindërve, nuk e dinin që do shkoja.
Sa më panë më pranuan dhe më pas i tregova prindërve, edhe pse nuk kanë dashur asnjëherë. Është sport edhe art shumë i vështirë. Nuk i jam ndarë kurrë cirkut për asnjë moment. Vitore Sallaku ishte një mësuese e mrekullueshme, një prind për ne, mbaj kujtim të paharrueshme për të gjithë profesorët e mi në cirk.” -rrëfen ajo, ndërsa thekson se interesi ndër brezat e rinj për cirkut ka rënë disi, kjo vetëm për shkak të kushteve të cirkut.
Pasioni për cirkun nuk e ka ndalur asnjëherë, as në vitin e mbrapshtë të 1997, për të cilin thotë se cadra e cirkut ishte e shpuar nga plumbat, ndërsa brenda luheshin shfaqje./abcnews.al