Jeta e mundimshme në fshat, çifti Çepe në Kalasë të Delvinës s’kanë bërë kurrë pushime

schedule14:16 - 1 Gusht, 2021

schedule 14:16 - 1 Gusht, 2021

Çifti i bashkëshortëve Çepe nuk ka bërë kurrë pushime verore.

“Pushime nuk kemi bërë asnjëherë, edhe të fëmija kur shkoj nuk qëndroj shumë sepse shtëpinë  e kemi vetëm nuk ka kush t’i bëjë punë. Qejf kam të bëj pushime por asnjëherë s’e kemi pasur mundësinë”, thotë ajo.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Resmiu nuk kanë dalë nga fshati Kalasë i Delvinës prej shumë kohësh. Punët e bujqësisë dhe blegtorisë janë ato që ju marrin pjesën më të madhe të ditës.

“Zgjohemi,  pimë kafe , do bëj punët. Pataj dita vazhdon me punë të ndryshme, dreka, darka por edhe punë shtëpie. Në mëngjes punoj në kopsht se më pas fillon vapa. Kam mbjellë nga të gjitha perimet pak fasule, domate, bamje, speca, patëllxhane, sa për të konsum sepse nuk i shesim dot se tregun e kemi larg”, tregon ajo.

Me kalimin e viteve fuqitë po ju shterin dhe nuk janë më të rinj për të përballuar punët e rënda të fshatit.

“Fëmijët kanë ikur në punë të tyre, ne këtu jemi dy pleq. Tani merremi me punë këtu, se atë pak pension që marrim e marrim ilaçe, për tension.. Ne në këtë moshë jemi për tu larguar,  por tashmë jemi mësuar këtu dhe nuk e lëmë dot fshatin. Në një ardhme ndoshta do ikim, por sot nuk ikim dot se kemi mundin e djersën këtu”, tregon kryefamiljari.

Kalia dhe Resmiu nuk kanë mundësi të shesin produktet ndaj kanë dhe një kërkesë për autoritetet.

“Ne duam një qendër, ta bëjë shteti që të mblidhet vaji, pasi për produktet blegtorale na ka ardhur një baxho që na merr qumështin, por ato bujqësore nuk i tregton njeri këtu”, u shpreh më tej ai.

Çifti Çepe janë nga të paktët banorë që kanë mbetur në Kalasë të Delvinës. Fëmijët ju kanë ikur në emigracion për një jetë më të mirë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!