Christian Eriksen ka rënë pa ndjenja në minutën e 42 të ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës. Për disa minuta mjekët e të dy ekipeve dhe ata të stadiumit kanë bërë maksimumin për ta mbajtur në jetë, por ende asgjë nuk është e qartë.
Mesfushori i Interit u largua me barelë nga fusha e stadiumit të Kopenhagen dhe mjekët dhe lojtarët e Danimarkës u përpoqën të mbulonin mesfushorin. Gjithë kjo paqartësi ka krijuar kaos edhe në rrjetet sociale.
Twitter, rrjeti social më i përdorur në botën e futbollit është bllokuar nga kërkimet e shumta për Eriksen. Nëse kërkon emrin e Eriksen, Twitter nuk nxjerr asnjë rezultat dhe shkaku është ngarkimi i rrjetit për shkak se njerëzit kërkojnë për të ditur më shumë për shëndetin e mesfushorit.
Ndërkohë e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm po mendon për Eriksen në këto momente. Futbollistë, trajnerë, klube, media e personalitete të botës së futbollit shprehin keqardhjen dhe luten për Eriksen në këto momente. /abcnews.al