Jessica Biel reagon për herë të parë pas tradhtisë së Justin Timberlake

schedule09:54 - 1 Shkurt, 2020

schedule 09:54 - 1 Shkurt, 2020

Ata pësuan një krizë jo të vogël në fund të vitit të kaluar, kur Justin Timberlake u fotografua dorë për dore me kolegen e tij.

Por, pas një faljeje publike dhe terapisë në çift, martesa e Justin Timberlake me Jessica Biel duket se është drejt shpëtimit, siç e dëshmon mesazhi në Instagram i aktores për partnerin, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në galerinë e fotove që Biel, 37 vjeçe, postoi në llogarinë e saj, ajo dhe burri i saj, tani 39 vjeç, shihen shumë të dashuruar.

 

 

 

 

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit që nuk njeh kohë. Ti në një farë mënyre je rritur pa u plakur. Të duam shumë”, i shkruan ajo përkrah fotove.

Justin dhe Jessica janë martuar që nga viti 2012.

Në nëntorin e kaluar, Justin u përfshi në një skandal mediatik pasi u fotografua duke mbajtur dorën e koleges së tij  Alisha Wainwright në New Orleans, Luiziana, ku po xhironin filmin e tyre të ardhshëm “Palmer”.

Justin më pas kërkoi falje për këtë tradhti pasi tha se ishte nën efektin e alkoolit dhe premtoi se do t’i rregullojë gjërat për të dhe familjen e tij./abcnews.al