Jermak: Ukraina ka nevojë për mbështetjen evropiane për t’i dhënë fund luftës

schedule14:54 - 23 Janar, 2025

schedule 14:54 - 23 Janar, 2025

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha se Ukraina ka nevojë për mbështetjen evropiane për t’i dhënë fund një lufte “që as nuk e donte”.

 “Ne jemi viktima të këtij agresioni dhe ne vërtet dëshirojmë që të rivendoset një paqe e drejtë. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Këtë vit, natyrisht, fjalimi i presidentit në Davos ishte i dedikuar posaçërisht për Evropën”, tha Yermak në një intervistë.

Kur bëhet fjalë për premtimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës brenda një dite, Yermak nuk donte të përmendte asnjë kornizë kohore, duke theksuar se nëse do të varej nga Ukraina dhe bota demokratike, lufta do të përfundonte nesër. Ai deklaroi se Ukraina “vlerëson gatishmërinë e presidentit amerikan dhe administratës së re për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë” dhe shtoi se kur bëhet fjalë për agresionin rus, Evropa dhe SHBA duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën dhe të arrijnë paqen me forcë. Sipas tij, për Rusinë nuk është luftë për territore, por luftë kundër demokracisë dhe botës së lirë.

Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën, por ne jemi ende këtu, po luftojmë dhe jemi të fort”. Jam absolutisht i bindur se do të arrijmë një paqe të drejtë, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë”, përfundoi Jermak.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Evropa nuk mund ta lejojë veten të jetë e dyta apo e treta kur bëhet fjalë për mbështetjen e aleatëve të saj.

Fjalimi i Zelensky erdhi vetëm një ditë pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe autoritetet në Kiev janë të bindura se administrata e re do të qëndrojë me Ukrainën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!