Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e “Brezit të Gjelbër”

schedule14:00 - 9 Maj, 2019

schedule 14:00 - 9 Maj, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda la të pandryshueshëm masën e arrestit me burg për 20 personat e arrestuar nga policia si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e sotme, pa praninë e mediave, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Operacioni i koduar “Brezi i Gjelbër” u ekzekutua pas një hetimi që nisi në tetor të 2018, ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë edhe 6 persona të tjerë.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë zbuluar se grupi kriminal, ka trafikuar drejt Greqisë 1 ton kanabis si dhe disa kilogramë heroinë e kokainë.

Nga përgjimet ka rezultuar se anëtarët e grupit kanë komunikuar me kode, duke nënkuptuar se droga është kaluar me çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër. në total në vendin tonë dhe në Greqi në kundër të këtij hetimi dypalësh janë arrestuar mbi 60 persona./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!