Jepet masa e sigurisë për autorin e vrasjes në Lezhë

schedule12:01 - 21 Qershor, 2019

schedule 12:01 - 21 Qershor, 2019

Gjykata e Lezhës la ne burg Tonin Prendin i cili vrau mikun e shtëpisë së tij në Merçi të Lezhës.

Ai është shprehur i penduar për atë çka bëri, por kjo nuk i vlejti në gjykatë. Prendi akuzohet për vrasjen e Gjin Markut i cili i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit.

 

Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera. Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!