Jep dorëheqjen zv/kancelari austriak

schedule19:00 - 18 Maj, 2019

schedule 19:00 - 18 Maj, 2019

Një ditë pas skandalit të korrupsionit në të cilin u përfshi, zv/kancelari austriak Strahe ka dhënë dorëheqjen. Edhe pse gjatë deklaratës për media t’ia pretendoi se ishte viktimë e një sulmi politik

Zëvendës kancelari austriak Heinz Kristian Strahe, ka dhënë dorëheqjen një ditë pas publikimit të një filmimi sekret që e përfshinte atë në një skandal korrupsioni.

Sipas videos Strahe po diskutonte kontrata qeverie me një investitor rus në shkëmbim të mbështetjes financiare për fushatën elektorale. Ai gjithashtu tregon për ngritjen e një sistemi donacionesh jot ë ligjshëm për partinë e ekstremit të djathtë të cilën drejton: Partia e Lirisë.

Në konfirmimin për dorëheqjen e tij ai u shpreh se do të zëvendësohej nga ministri i Transportit. Ai theksoi se po largohej që të shmangte dëme të mëtejshme ndaj qeverisë duke pretenduar se kishte qenë një viktimë e shënjestruar e një sulmi politik. Ai tha se mënyrat e këtij sulmi ishin të paligjshme

Më parë kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë së Qendrës: partia e njerëzve, kishte ndërprerë çdo marrëdhënie pune me zëvendësin e tij

Filmimi u publikua të premten në një reportazh të përbashkët të “Der Shpigel” dhe të përditshmes Süddeutsche Zeitung.

Takimi është zhvilluar në Ibiza mes politikanit dhe mbesës joshëse të një oligarku rus. Kjo e fundit pranonte të investonte 250 milion euro për të blerë të përditshmen austriake “Kronen Zeitung”. Burimi i këtyre parave ishte i panjohur. Strahe i thotë se nëse ajo do të blinte gazetën dhe tre javë para zgjedhjeve rendit partinë e tij sit ë parën, atëherë më vonë të dy mund të flisnin për gjithçka.

Gruaja në të vërtetë ishte e infiltruar. Në shtatë orë takim ish zv/kancelari austriak dhe krahu i tij i djathtë Johan Gudens lavdërojnë sistemin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, dhe kontrollin që ai i bën medias në vend./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!