Jep dorëheqjen përpara zgjedhjeve kryeministri i Armenisë

schedule13:19 - 25 Prill, 2021

schedule 13:19 - 25 Prill, 2021

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan ka paraqitur dorëheqjen, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pas një krize politike që u shkaktua si pasojë e luftës me Azerbajxhanin, që u zhvillua vitin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke u shprehur se deri në mbajtjen e zgjedhjeve ai do të kryejë detyrat e tij si kryeministër në detyrë.

“Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike, sot kam dhënë dorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor”.

Pashinyan shtoi se planifikon që të garojë në zgjedhje me partinë e tij, Kontrata Civile.

“Do të jem kandidat për kryeministër. Nëse njerëzit vendosin që unë duhet të japë dorëheqje si kryeministër, unë do të respektoj vullnetin e tyre dhe nëse ata duan që unë të vazhdoj punën time si kryeministër, gjithashtu do të respektoj vullnetin e popullit”, tha ai.

Ky vendim vjen pas disa ndryshimeve që Armenia ka bërë në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat, sipas opozitës, janë bërë që të ndihmojnë Pashinianin që të fitojë në zgjedhje.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!