Jep dorëheqjen kryeministrja e Islandës

schedule17:31 - 5 Prill, 2024

schedule 17:31 - 5 Prill, 2024

Kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdottir njoftoi këtë të premte dorëheqjen dhe synimin e saj për të kandiduar për presidencën e vendit.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do të pasonte Jacobsdottir si kryeministre, një post që ajo e ka mbajtur që nga fundi i vitit 2017.

“Kisha vendosur disa kohë më parë të mos kërkoja rizgjedhjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në të njëjtën kohë, kam ende një dëshirë të zjarrtë për të vazhduar t’i ofroj shërbimet e mia shoqërisë islandeze,” tha Jakobsdóttir në një video.

@ruvfrettir Katrín Jakobsdóttir býður sig fram til forseta og segir af sér embætti forsætisráðherra. #forsetakosningar2024 #fréttir #íslenskt #katrínjakobsdóttir ♬ original sound – RÚV – fréttir

Islanda do të mbajë zgjedhjet më 1 qershor për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Me rreth 400,000 banorë, ky vend po përballet me një të ardhme të pasigurt pasi shpërthimet e fundit vullkanike detyruan mijëra njerëz të evakuohen për një kohë të pacaktuar, duke shtuar presionin mbi një ekonomi që tashmë po lufton me inflacion të lartë dhe norma jashtëzakonisht të larta interesi.

Megjithatë, Jakobsdottir tha se ajo besonte se qeveria kishte bërë përparim të rëndësishëm në sfidat dhe se vendi ishte në një bazë më të fortë se disa muaj më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!