Jep dorëheqjen kreu i qeverisë ne Libi Al-Saraj

schedule22:34 - 16 Shtator, 2020

schedule 22:34 - 16 Shtator, 2020

Kreu i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të Libisë të njohur ndërkombëtarisht (GNA), Fayez al-Saraj, njoftoi sonte se do të dorëzojë pushtetin deri në fund të Tetorit, njoftoi televizioni shtetëror.

Saraj njoftoi dorëheqjen e tij në një fjalim televiziv.

Qeveria e Sarajit është e vendosur në Tripoli, ndërsa Libia lindore dhe pjesa më e madhe e jugut kontrollohen nga Gjenerali Khalifa Haftar.

Disa minuta më parë, Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu tha se zyrtarët turq dhe rusë ishin afër një marrëveshje mbi kushtet e një armëpushimi në Libi dhe vazhdimin e procesit politik.

N.D./abcnews.al