Jep dorëheqjen kreu i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Elbasan

schedule12:21 - 12 Gusht, 2022

schedule 12:21 - 12 Gusht, 2022

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në qytetin e Elbasanit, Indrit Karaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej dy vitesh.

Dorëheqja e Karajt mësohet se ka ardhur për shkak se ky i fundit pritet të marrë një detyrë të re.

Indrit Karaj ka mbaruar studimet në Itali, po ashtu ka marrë dhe gradën “Doktor Shkencash”.

Më herët ai ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore.

Ai u emërua në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit në shkurt të vitit 2020.

Ende nuk bëhet me dije se kush do ta zëvendësoje në krye të Tatimeve të Qarkut të Elbasanit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!