Jep dorëheqjen infermierja që u kujdes për Johnson: Nuk trajtohem me respekt

schedule16:01 - 20 Maj, 2021

schedule 16:01 - 20 Maj, 2021

Kur Boris Johnson u shtrua në terapi intensive për shkak të Covid 19, duke krijuar jo pak shqetësim tek qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, për të u kujdesën në veçanti dy infermierë, të dy me origjinë të huaj: portugezi Luis Pitarma dhe Xheni Mekgi nga Zelanda e Re.

Kur doli nga spitali kryeministri britanik i falenderoi dhe lavdëroi publikisht duke thënë se arsyeja për të cilën ai merrte frymë ishte sepse të dy infermierët kishin qenë aty për të. Por falënderimet nuk u ndoqën nga veprime konkrete për të mbështetur personelin shëndetësor në vend.

Të paktën kështu e mendon Mekgi e cila ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për qeverinë e Londrës, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj mjekëve dhe infermierëve – heronjve të luftës kundër pandemisë. Ajo shtoi se ata nuk po marrin respektin dhe pagën e merituar. Deklaratat e saj janë bërë në një dokumentar që do të transmetohet në 24 maj, i cili tregon 15 muajt e pandemisë së covid në vend.

Në mënyrë të veçantë objektivi është tek propozimi i qeverisë për rritjen me 1 për qind të pagës për personelin shëndetësor. Një propozim që sipas sindikatave është si një shkelm fytyrës. Infermierja kritikoi dhe strategjinë e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!