Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen. I pyetur nga Abc News, Daiu ka pranuar se ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se ai ka hequr dorë nga posti i tij për motive personale. Daiu ka thënë se e kishte menduar më herët të dorëhiqej, por siç thekson ai tani erdhi momenti.
Po ashtu ai tregon se një nga arsyet është edhe përplasja që ka pasur me pushtetin lokal.
“E kisha menduar edhe me herët për të dhënë dorëheqjen, por tani erdhi momenti. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale, si dhe për përplasjet me pushtetin lokal”, ka thënë Daiu për Abc News.
Kujtojmë se pak muaj më parë u përfol se Daiu kishte lënë detyrën pasi spitali i Kavajës ishte vendosur të përdorej si karantinë me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, por ai i mohoi asokohe këto zëra. g.v/abcnews.al