Jep dorëheqjen drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu

schedule13:48 - 6 Shtator, 2024

schedule 13:48 - 6 Shtator, 2024

Jep dorëheqjen drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu. Tre ditë më parë, Ndreu ka paraqitur dorëheqjen e tij nga posti që e mbante prej 7 vitesh.

Burime nga APD thanë për ABC News se drejtori Ndreu, në letrën e tij të dorëheqjes, ka deklaruar arsyet personale si shkak i vendimit të ndërmarrë nga ai.

Ndreu e mbante këtë post, që nga shtatori i vitit 2017. Deri më tani nuk është bërë e ditur se cili do të jetë pasardhësi i Paulin Ndreut në krye të DPD-së.

I kontaktuar nga ABC, këto informacione i konfirmoi edhe vetë Paulin Ndreu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!