Jennifer Lopez ka festuar publikimin e dokumentarit të saj të ri, Halftime, duke postuar disa foto të reja të saj në Instagram.
Ylli latin ka pozuar e veshur me një fustan me lule të viteve ’60 dhe një pallto të ngjashme nga koleksioni i ardhshëm i vjeshtës i Coach. Ajo e kompletoi look-un e saj me një palë taka të larta me platformë Gucci dhe bizhuteri floriri.
Megjithatë, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte çanta e saj Ferragamo. Çanta Iconic, siç quhet ndryshe, kushton 2500 dollarë dhe ndër fansat e saj të famshëm janë përveç Jennifer Lopez, Kate Middleton dhe Princesha Diana që kishin dobësi në çantat e shtëpisë.
Në një foto më të afërt të çantës ikonike, JLo na ka treguar manikyrin e veçantë që ka bërë për këtë veshje.
Artisti i saj personal i thonjve,Tom Bachik, dizenjoi detaje të luleve të bardha 3d. Sigurisht që në foto nuk i ka munguar unaza me diamantë e fejesës së saj me Ben Affleck./abcnews.al