Jennifer Lopez bëhet një video lojë

schedule08:01 - 1 Tetor, 2021

schedule 08:01 - 1 Tetor, 2021

Emri i Jennifer Lopez është komentuar shumë kohët e fundit. Ribashkimi i saj me Ben Affleck ka bërë që të tërheqë vëmendjen e mediave botërore. Ndërsa shijon lidhjen e saj, ajo nuk ka lënë pas dore detyrimet profesionale.

Lopez lancoi koleksionin e saj të këpucëve dhe si pjesë e fushatës promovuese lëshoi dhe një video lojë, të quajtur Hit Play. Loja zgjat pesë minuta dhe protagonisti vrapon në rrugët e New York, Los Angeles dhe Miami, ku duhet të mbledhë sa më shumë pikë të jetë e mundur duke vrapuar me këpucët e tyre rozë.

Jennifer Lopez in the JLo Jennifer

 

Kam krijuar këtë koleksion për çdo grua për çdo rast. Mezi pres që të gjithë ne të kërcejmë, të kalojmë më shumë kohë me familjen dhe miqtë tanë dhe më e rëndësishmja të luajmë. Unë gjithashtu doja të sillja një element shtesë argëtues me lojën Hit Play.”, tha këngëtarja.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!