Jennifer Lawrence është në pritje të ëmbël. Aktorja, fituese e një çmimi Oscar është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Cooke Maroney. Lajmin e konfirmoi një përfaqësues i aktores për revistën People.
Ylli i “Hunger Games” dhe partneri i saj bënë daljen e parë publike në qershor të 2018-ës. Ata u martuan një vit më vonë në një ceremoni të mbajtur në Rhode Island. Në dasmën me 150 të ftuar ishin të pranishëm dhe Adele, Amy Schumer, Cameron Diaz, Emma Stone.
/abcnews.al