Jennifer Aniston rrëfen arsyen pse nuk e vuan izolimin

schedule09:15 - 4 Prill, 2020

schedule 09:15 - 4 Prill, 2020

Në një lidhje telefonike për Jimmy Kimmel Live!, Jennifer Aniston u shpreh se “nuk e ka  problem izolimin në shtëpi” pasi vuan nga agorafobia.

“Kam lindur me agorafobi,” tha ajo. “Është një makth, megjithëse nuk kanë qenë dhe shumë të vështira për mua këto ditë.”

E kaloj ditën shumë mire, gatuaj pastroj shoh kujtimet e vjetra dhe kështu koha më kalon.

Mbi të gjitha mundohem mos të shoh lajme, besoj një here në mëngjes dhe në darkë mjafton apo jo, tha ajo për Kimmel.

Agorafobia është një çrregullim i ankthit që karakterizohet nga simptoma të ngjashme me ankthin. Personat që vuajnë nga agorafobia e perceptojnë mjedisin rrethues si të pasigurt.

Situatat e agorafobisë përfshijnë hapësira të hapura, vende me shumë njerëz, turma, mjedise dhe transport publik, qendra tregtare ose çdo hapësirë jashtë shtëpisë.

Agorafobia zakonisht zhvillohet si një ndërlikim i çrregullimeve të panikut dhe ankthit që përfshin momente frike intensive. Nëse nuk trajtohet, ndjenjat e agorafobisë mund të zgjasin përgjithmonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!