Jenna Ortega sqaron nëse është në një lidhje me Johnny Depp

schedule16:57 - 3 Shtator, 2023

schedule 16:57 - 3 Shtator, 2023

Ka pasur shumë zëra të ditëve të fundit që thonin se aktori Johnny Depp është në një lidhje me 20-vjeçaren Jenna Ortega. Gjithçka nisi kur dy aktorët u gjendën bashkë në xhirimet e “Beetlejuice 2”. “Përveç një marrëdhënieje të ngushtë pune, ata kanë edhe një lidhje romantike mes tyre”, thanë burimet.

Duhet pranuar se lidhja me një diferencë prej 40 vitesh shkaktoi interes tek publiku dhe fansat e dy të famshmëve, me komente të llojllojshme vërshuan sërish rrjetin.

Megjithatë, Jenna reagoi dhe dha përgjigjen e saj, para se thashethemet të bëheshin më të mëdha.

“Kjo është aq qesharake sa nuk mund të qesh. Unë kurrë nuk kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutemi mos përhapni gënjeshtra dhe na lini të qetë”, tha aktorja.

Edhe pala e Depp-it mbajti qëndrim. Një deklaratë ka lëshuar një përfaqësues, i cili i ka hedhur poshtë zërat si “të pabaza” dhe ka theksuar se mes dy aktorëve nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!